Ne jemi ekspertë të sigurimeve, dhe jemi në anën tuaj.
Ne jemi ekspertë të sigurimeve, dhe jemi në anën tuaj.
Zgjidhni mbulimin e duhur, me ofertën më të mirë në treg
Kërko ofertën tënde
Bashkëpunëtorët tanë


















































Produktet tona
Zgjidhni sigurimin që ju nevojitet
Një gamë e gjerë produktesh sigurimi për çdo nevojë: shëndet, udhëtime, pronë, dhe më shumë.
RRETH NESH
Kush jemi ne?
Shield Brokers është partneri juaj i besueshëm në sigurime. Me një përvojë të gjatë dhe bashkëpunim me kompani lider, ne ju ndihmojmë të zgjidhni mbulimin më të mirë, pa stres dhe pa humbur kohë.
BENEFITET
Pse të na zgjidhni?
Shield Brokers është partneri juaj i besueshëm në botën e sigurimeve. Ne ju ndihmojmë të gjeni mbulimin më të përshtatshëm për nevojat tuaja duke analizuar ofertat në treg dhe duke zgjedhur atë që ofron balancën më të mirë ndërmjet çmimit dhe përfitimeve. Falë përvojës dhe bashkëpunimeve me kompani të ndryshme, ne sigurojmë që çdo klient të marrë një zgjidhje të personalizuar dhe të kuptueshme.
Qasja jonë është e drejtpërdrejtë dhe transparente – ju informojmë, ju këshillojmë dhe ju mbështesim në çdo hap të procesit. Me Shield Brokers, ju nuk jeni vetëm: ne jemi gjithmonë në anën tuaj, për të siguruar që të ndiheni të mbrojtur dhe të qetë, në çdo vendim që merrni.
- Zgjedhje të personalizuara
- Ofertat më të mira në treg
- Shërbim i shpejtë dhe i thjeshtë
- Mbështetje profesionale në çdo hap
PROCESI
Si funksionon procesi?
Procesi me Shield Brokers është i thjeshtë, i shpejtë dhe pa komplikime. Mjafton të na kontaktoni me kërkesën tuaj dhe ne kujdesemi për gjithçka tjetër.
Pasi kemi gjetur zgjidhjen më të përshtatshme, ju e merrni ofertën në mënyrë të qartë dhe transparente. Ne e përfundojmë procesin në emrin tuaj dhe ju sigurojmë që gjithçka të jetë në rregull. Me Shield Brokers, ju përfitoni nga eksperienca jonë dhe nga të gjitha mundësitë që ofron tregu – pa stres dhe pa humbur kohë.
- Na kontaktoni me nevojat tuaja
- Krahasojmë ofertat për ju
- Ju propozojmë zgjidhjen më të mirë
- Përfundoni me mbulim të plotë
Sherbimet tona
Shërbime që ju lehtësojnë çdo hap
Nga zgjedhja e sigurimit të duhur deri te asistenca pas kontratës – ne kujdesemi për gjithçka, në emrin tuaj.
RRETH NESH
Disa fjalë për ne
“Ne jemi të fokusuar në ofrimin e kushteve më të mira për punonjësit tonë, sigurimi shëndetësor luan rol të rëndësishëm dhe për këtë kërkojmë mbulimet më të përsosura. Shield Brokers ka arritur të plotësoj të gjitha kërkesat tona dhe të menaxhoj me sukses numrin e madh e rimbursimeve të stafit tonë.”
Agon Gashi
SPAR
“Holdingu përbëhet nga shumë biznese, secila ekspozohet ndaj rreziqeve në mënyrë të ndryshme. Shield Brokers është kujdesur për vlerësimin e këtyre rreziqeve dhe gjetjen e zgjidhjes optimale për nevojat tona.”
Valon Lluka
Mabetex Holding
"Për një kompani që operon me flotë automjetesh dhe pronë të konsiderueshme, sigurimi i duhur është thelbësor. Me ndihmën e Shield Brokers kemi ndërtuar një mbulim gjithëpërfshirës për pronën dhe automjetet tona me sigurim KASKO. Ata janë treguar të saktë, të shpejtë dhe gjithmonë të gatshëm për të na asistuar në çdo kërkesë – një partner që e bën diferencën në menaxhimin e rrezikut."
Ylber Kajtazi
Union SHPK
"Mbrojtja e aseteve dhe mirëqenia e punonjësve tanë janë thelbësore për suksesin afatgjatë të Spar. Shield Brokers na ka ndihmuar të ndërtojmë zgjidhje të përshtatura sigurimi, që përfshijnë pronën dhe sigurimin shëndetësor të stafit, duke na kursyer kohë dhe duke ofruar qartësi në çdo hap të procesit. Një partner i besueshëm që e kupton çfarë kemi nevojë."
Agon Gashi
SPAR
“Holdingu përbëhet nga shumë biznese, secila ekspozohet ndaj rreziqeve në mënyrë të ndryshme. Shield Brokers është kujdesur për vlerësimin e këtyre rreziqeve dhe gjetjen e zgjidhjes optimale për nevojat tona.”
Valon Lluka
Mabetex Holding
"Për një kompani që operon me flotë automjetesh dhe pronë të konsiderueshme, sigurimi i duhur është thelbësor. Me ndihmën e Shield Brokers kemi ndërtuar një mbulim gjithëpërfshirës për pronën dhe automjetet tona me sigurim KASKO. Ata janë treguar të saktë, të shpejtë dhe gjithmonë të gatshëm për të na asistuar në çdo kërkesë – një partner që e bën diferencën në menaxhimin e rrezikut."
Ylber Kajtazi
Union SHPK
Na kontaktoni
Na thuani si mund të ju ndihmojmë
Pyetjet e shpeshta
Ne u përpoqëm t'u përgjigjemi pyetjeve më të zakonshme, nëse keni ndonjë shtesë, ju lutemi kontaktoni ekipin tonë miqësor
A paguaj ndonjë tarifë për shërbimet e Shield Brokers?
Jo. Të gjitha shërbimet tona për klientët janë pa pagesë.
A ofroni sigurime vetë, apo punoni me kompani të tjera?
Ne nuk jemi kompani sigurimi, por broker i pavarur. Kjo do të thotë se punojmë me të gjitha kompanitë kryesore të sigurimeve në Kosovë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për ju.
Si mund të filloj procesin për të marrë një ofertë?
Thjesht na kontaktoni përmes telefonit, emailit ose formularit në ueb. Ne do t’ju pyesim disa informata të shkurtra dhe do fillojmë menjëherë krahasimin e ofertave për ju.
Sa kohë zgjat procesi për të marrë sigurimin?
Zakonisht procesi zgjat 1 deri në 2 ditë pune. Në shumë raste, mund ta përfundoni brenda të njëjtës ditë nëse dokumentet janë të plota.
A më ndihmoni edhe në rast dëmi?
Po, gjithmonë. Ne jemi pranë jush për të përgatitur dokumentacionin dhe për të komunikuar me kompaninë e sigurimeve deri në përfundimin e kërkesës për dëmshpërblim.
A mund ta përfundoj sigurimin pa ardhur fizikisht në zyrë?
Po. Procesi mund të bëhet plotësisht online ose përmes telefonit. Ne e përgatisim të gjithë dokumentacionin dhe ju e nënshkruani në mënyrën më të përshtatshme për ju.
A ofroni sigurime edhe për kompani të mëdha apo vetëm për individë?
Ofrojmë të dyja. Ne kemi zgjidhje për individë, familje, biznese të vogla dhe kompani të mëdha me nevoja të ndërlikuara sigurimi.
A është Shield Brokers i lidhur me ndonjë kompani specifike sigurimesh?
Jo. Ne jemi të pavarur dhe nuk jemi të lidhur me ndonjë kompani specifike. Kjo na lejon të përfaqësojmë vetëm interesin tuaj, pa anësi.
A mund të bëj ndryshime në kontratën time gjatë periudhës së mbulimit?
Po, në shumicën e rasteve. Mund të bëni ndryshime në mbulim, të përditësoni të dhënat ose të shtoni përfitime, në varësi të kushteve të kontratës. Ne ju ndihmojmë me çdo kërkesë.